Thaçi takon ambasadorin e Kosovës në RMV,Dedaj

Sot, në selinë e partisë Menduh Thaçi priti në takim ambasadorin e Kosovës z. Gjergj Dedaj.

Marketing

Në takim u bisedua për qëllimet e përbashkëta Euro-Atlantike, bashkëpunimin rajonal dhe zgjedhjet e parakohshme të prillit. Bashkëbiseduesit potencuan që miqësia mes dy vendeve është jashtëzakonisht e rëndësishme. Një bashkëpunim mes shteteve do të mundësonte që synimet e përbashkëta të arrihen më lehtë.

Në bisedim e sipër, palët u pajtuan që rruga Euro-Atlantike dhe zgjedhjet e prillit luajnë rol kyç për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë së Veriut por edhe Ballkanit Perëndimor.

Marketing