Thaçi: Të gjithë që janë me simptoma të hospitalizohen

Kryetari i PDSH-së, Meduh Thaçi përsëriti qëndrimin që qytetarët të respektojnë distancën fizike.

Marketing

“Kisha apeluar te të gjithë epidemiologët dhe institucionet, ngaqë shtetet përreth nesh ka disa ditë që e kanë ndryshuar qasjen për të gjithë njerëzit që kanë ankesa, simptome që kanë të bëjnë me Kovid-19 dhe prandaj Maqedonia e Veriut duhet të kalojë në hapin tjetër, dhe jo më nëpërmjet telefonit t’u thuhet personave të qëndrojnë në shtëpi, por të njëjtit të hospitalizohen”, tha Thaçi.

Ai apeloi edhe të qytetarët, që të mos e humbin durimin dhe të qëndrojnë në shtëpi, sepse siç tha, pas “çdo vijë që e kalojnë, na presin plumba”.

“Arma kryesore që ne ta luftojmë virusin korona është distanca fizike. I kisha lut të gjithë njerëzit të kenë durim, t’i respektojnë masat që ne ta luftojmë këtë betejë. Jam shumë i brengosur, që nga masat që po ashpërsohen këto ditë, mund të sjellë deri te shkelja e këtyre masave”, tha Thaçi.

Marketing