Thaçi telefonon Ramën! Kryeministri: Komandanti ishte në formën e vet më të mirë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht po gjykohet në Hagë, nga atje ka telefonuar Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Ramën ditën e sotme.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se telefonata ishte tejet prekëse, por se Thaçi ishte në formën e tij më të mirë.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, ka shkruar Rama.