Thaçi ua kujton liderëve të Luginës së Preshevës: E respektojmë tërësinë territoriale të Serbisë

Liderë të Luginës së Preshevës u pritën të enjten nga Presidenti Hashim Thaçi, një ditë pasi Vuçiqi takoi liderët e Listës Srpska në Beogradi. Ish-kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, para Thaçit kërkoi që Lugina e Preshevës të gëzojë autonomi territoriale brenda Serbisë me të drejtë për t’iu bashkëngjitur Kosovës. Por, Thaçi që foli për të drejtat e tyre tha se Kosova e respekton tërësinë territoriale të Serbisë

Marketing

Presidenti Thaçi tha se i dëgjoi me vëmendje deklaratat e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, por, sipas tij, marrëveshja finale do të jetë mes dy shteteve të pavarura, pa u prekur sovraniteti.

Ndërsa përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ia ripërsëritën presidentit Thaçi kërkesën e tyre për t’u përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi tha se do të angazhohen për të drejtat dhe avancimin e komunitetit shqiptar në Serbi.

Presidenti Thaçi ka thënë se kërkesa e liderëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën është vështirë e realizueshme, por u ka thënë atyre se shumë shpejt do të bëhet e ditur nëse kjo temë do të jetë në tryezën e bisedimeve me palën serbe.