Për fund të takimeve të sotme, Menduh Thaçi ishte në Reçicë të Vogël për të biseduar me banorët e kësaj lagje.
Mesazhi i kryetarit të PDSH-së: “Nëse populli na mandaton, unë do të marr postin e zëvendëskryeministrit për të qenë kujdestar i buxhetit të shtetit në mënyrë që të ndahet proporcionalisht, dhe kjo pikë, nuk guxon të jetë jashtë kontrollit të liderit shqiptar.”