Presidenti i Kosovës Hashim Thaci, mbetet ndër politikanë më aktiv në vend sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale.
Ai këto rrjete përveç që i shfrytëzon për të treguar qëndrimet e tij në lidhje me situata të caktuara, kohëve të fundit llogarinë e tij në Facebook po e përdor edhe për të promovuar bukuritë e Kosovës.
Në mëngjesin e sotëm presidenti ka vendosur të shpalos bukurit e fshatit Radavc të Pejës, aty edhe ku buron Drini i Bardh.
“Këtu buron Drini i Bardhë. Me këtë ujëvarë të mrekullueshme nisë rrjedhën në Kosovë 🇽🇰 dhe bashkohet me Drinin e Zi në Shqipëri 🇦🇱 për ta vazhduar rrugëtimin të pandashëm. HTH”,ka shkruar Thaçi në Facebook.
https://www.facebook.com/watch/?v=600074650881577&t=13