Thaçi: Vendimi për mandatimin e Kurtit, në tavolinën time

Mungesa e arritjes së një marrëveshjeje për koalicionin e ardhshëm qeverisës ndërmjet dy partive, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të nënshkruajë vendimin që Albin Kurti të jetë mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Presidenti Thaçi tha se tashmë ka të nënshkruar vendimin për mandatimin e Kurtit dhe bëri thirrje që partitë të respektojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit. Sipas presidentit të Kosovës, zgjidhja për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, qëndron te partitë politike. Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për muaj të tërë kanë zhvilluar negociata, por ende nuk kanë arritur të dakordohen për një marrëveshje koalicioni.

Marketing