Thaçi:Nexhmije Pagarusha me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe

Presidenti i Kosovës është shprehur shumë i pikëlluar me vdekjen e Bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarushës.Përmes një statusi në Facebook, presidenti Thaçi ka thënë se ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar.
“Të pikëlluar me vdekjen e artistes së madhe, Nexhmije Pagarushës, e cila me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme, me të cilat krenohet krejt bota shqiptare.

Marketing

Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar.

Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës!”, ka shkruar Thaçi.

Marketing