Thaçit e Veselit i rrëzohen ankesat për shkeljen e të drejtave të tyre nga Specialja

Paneli i Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ia ka refuzuar edhe një ankesë Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Marketing

Ankesa kishte të bënte mbi vendimin e gjyqtarit parprak francez i cili rrëzoi kundërshtimet e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së mbi ligjshmërinë e Dhomave të Specializuara si dhe për disa shkelje të të drejtave kushtetuese të të akuzuarve, shkruan lajmi.net.

Apeli ka marrë vendim në një vijë me gjyqtarin paraprak, duke refuzuar kështu ankesat e Thaçit e Veselit.

Vendimi 42 faqe i panelit të Apelit tashmë gjendet në domenin publik të gjykatës.