Thanë se ishte sllave, del e vërteta: “Nëna e Skënderbeut, ishte shqiptare nga Pollogu

Në vitet e tetëdhjeta, për shkak të interesimit tim të madh për të kaluarën shqiptare dhe hulumtimeve për heroizmat e Skënderbeut, nga pushteti i atëhershëm jugosllav u d*nova me 4 vjet b*rg të rëndë të cilin b*rg e vuajta në Idrizovën famëkeqe të Shkupit. Ky studim i imi është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me pretendimet e disa historianëve greko-serbo-sllavë rreth origjinës së Skënderbeut po edhe nënës së tij Voisavës.

Marketing

Pas një kohe bukur të mirë të hulumtimit, deshifrimit e studimit të dokumentave në Arhivin e Stambollit, arrita që në Universitetin e Shkupit, para komisionit special i formuar vetëm nga historianë maqedonas, studjues të kohës së Skenderbeut, me fakte dhe argumente të shumta dhe në mënyrën më shkencore, ti mbështes për muri dhe të mbroj temën e studimeve posdiplomike me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe origjina e tij nga nëna po edhe nga babai.

Dokumentat e reja që i zbulova në Arhivin e Stambollit, ku flitet për origjinën shqiptare të Gjergjit po edhe prindërve të tijë më ndihmuan që komisioni i formuar me atë rast, i Universitetit të Shkupit, të mbetej pa tekst dhe mos ta hapte gojën.

Nëna e Kastriotit, në shkrimet serbo-sllavo-maqedone, gjithmonë është prezentuar me emërin Voisllava (sllave) dhe jo Voisava ose Veisava; e që eshtë emër i sllavizuar. Në latinishten dhe sllavishten e vjetër emri i nënës së Skënderbeut deshifrohet dhe lexohet si Voisava ose Viosava dhe nuk mundet të lexohet si Voisllava, sepse te emri origjinal në gjuhën latine po edhe në sllavishten e vjetër nuk eshtë e shenuar shkronja ,, LL,,.

Se emri i nënës së Skënderbeut;Viosava-Voisava-Vjosava nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava, ( sllave ) kam marrë dhe analizuar edhe përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh. XVIII ku emri i nënës se Skënderbeut është i përkëthyer, deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo Voisllava.

Ja burimet që flasin për origjinën e nënës së Skënderbeut e që historianët e politizuar nuk duan ti marrin parasyshë. 1.Gjon Muzaka, bashkëkohas i Skënderbeut dhe njohës i mirë i aristokracisë shqiptare të asajë kohe, në “Gjenealogjinë” e tij në tre vende e përmend nënën e Gjergj Kastriotit-Voisavën, por ai duke e ditur dhe duke qenë i sigurtë se ajo dhe babai i sajë vinin nga një trevë pastër shqiptare ,,Pollogu i Dardanisë,, dhe se ata gjithëqysh ishën me origjinë shqiptare, nuk e ka parë të arsyeshme që të flasë edhe për origjinën apo prejardhjen e tyre etnike.

Muzaka shkruan se Gjon Kastrioti me Voisava Tibaldën kishte katër djem dhe pesë vajza. Pastaj më poshtë shënon se nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Voisava Tribalda. Gjon Muzaka flet për Voisavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga prindërit Voisava dhe Gjoni, e që Voisava ishte bijë nga një familje aristokrate dhe shumë e respektuar e Pologut – familja Tribalda.

Muzaka,asnjëherë dhe në asnjë vënd në shkrimin e tij nuk e ve në dyshim origjinën shqiptare të Voisavës sepse ai e ka ditur dhe e ka pasur të kjartë se Pollogu në kohën e Bardhylit, Agronit e Teutës ka qenë pjesë e Dardanisë ilire, e që gjithmonë ka qenë i banuar nga iliro-arbërit, e edhe gjatë periudhës bizantine, osmane,të Car Dushanit, po edhe sot, vazhdon të jetë 99% i banuar nga shqiptarët.

-Fan S. Noli, në veprën e tij për Kastriotin thote se Gjon Muzaka eshtë autori i parë që e ka përmendur mbiemrin e nënës së Skënderbeut-Tribalda. Pra Muzaka i pari na ka informuar se mbiemri i vajzërisë së Voisavës ka qenë Tribalda e që ka qenë edhe mbiemër i babait të sajë Gërgurit, princit të principatës së Pollogut.

-Kristo Frasheri , historiani jonë shumë i famshëm, thote se përkatësia etnike shqiptare e Voisavës ka qenë mirë e ditur dhe mirë e njohur, jo vetem prej Gjon Muzakës por edhe nga të gjithë bashkëkohësit e Muzakes, të trashgimetarëve të tyre, po edhe rrethit miqësorë më të gjerë që e kan rrethuar familjen e princit të Pollogut, Gërgur Tribalda.

2.Marin Barleti, 1508, eshtë autor e biograf i jetës së Skënderbeut dhe duke informuar për prindërit e Gjergjit, thotë se nëna e tij quhej Voisava, që ishte e bia e njërit ndër princërit më të njohur të familjes Tribalda te Principatës së Pollogut e që ka qenë princ dhe sundimtar i kesajë krahine shqiptare deri në kohën kur i gjithë Ballkani pushtohet nga osmanët.

Barleti duke e ditur dhe duke e pasur të kjartë se krahina e Pollogut i ka takuar Dardanisë ilire dhe se e gjithë Dardania ka qenë shqiptare që nga koha ilire, pastaj ka vazhduar si krahinë shqiptare edhe në kohët që i përmendëm më lartë, nuk e ka parë të arsyeshme që të merret me përkatësinë dhe origjinën e sajë kombëtare ose te bente pyetje se cilës përkatësie etnike i takonte trungu i sajë familiarë.

3.Autori bullgar, Ivan Ivanov në veprën e tij ,,Bllgarski Starini,, 1990 Sofija, thotë se pas vrasjes së princit Vukashin nga osmanët, më 1371 te Beteja e lumit Marica, me pjesën e Maqedonisë së sotme lindore (Strumica, Kavadari, Gjevgjelia, Shtipi) vazhdon të sundojë djali i tij, Krali Marko, kurse me pjesën që sot i thonë Maqedonia Perëndimore vazhdon të sundojë princi i Pollogut me emrin Gërguri, i cili bëhet sundimtar i pollogut pas shkatërrimit të perandorisë serbe dhe dobësimit të asajë Bizantine.

Nga këto të dhëna del se babai i Voisavës-Gërguri udhëhiqte me principatën e Pollogut shumë më herët se sa këto troje të bienin nën sundimin Osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet pikërisht Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij në veriperëndim të Pollogut.
Bashkë me princat tjerë serbë të Ballkanit, Vuk Brankoviq e Krali Marko, po edhe princat e fuqizuar shqiptarë të familjeve bujare shqiptare të asajë kohe, Thopia, Skurra, Muzaka, Arianiti, Ballsha,Kastrioti; edhe princi i Pollogut-Gërguri, pranon që përkohësisht të bëhej vasal i Sulltanit me qëllim që të mbetej sundimtar i principatës shqiptare të Pollogut.

Për ta vërtetuar atë që thamë më lartë duhet të skjarojmë edhe njëherë se pas vdekjes së Car Dushanit dhe shkatërrimit të perandorisë serbe, feudalët shqiptar që i përmendëm më lartë me një shpejtësi të madhe fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre, kohë kjo kur edhe babai i Voisavës-Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që behet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392, kur Pollogu sëbashku me Shkupin bien nën sundimin Osman.
4.Boban Petreski, profesor i Universitetit te Shkupit, në shkrimet e tia citon të ketë hulumtuar dhe analizuar autorë si: Ivan Ivanov ,,Bëlgarski starini od Makedonija,,; Mihajlo Diniq, ,,Oblast Brankoviqa,,; Milan Shuica, ,,O Cezaru Gerguru,, ku ka gjetur dhe vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Voisavës, babait të sajë Gergurit dhe familjes së tyre më të gjerë dhe nuk ka të bëjë me fisin e Tribalëve, i cili fis asnjëherë nuk është shtrirë në Dardaninë ilire ku sot shtrihet krahina e Pollogut.
Petreski, me argumentet që prezenton, ka arritur ta shkëpusë në mënyrë të sukësesëshme lidhjen e Voisavës dhe babait të sajë Gërgurit me fisin e vjetër të Tribalëve, i cili zbulim eshtë më shumë në shërbim të shqiptarëve dhe nuk i ndihmon serbët,grekët e maqedonët që ta lidhin origjinën e Voisavës e Gërgurit me sllavët.

Dokumenti i dytë që bie Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bia e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm për ne shqiptarët sepse eksistojnë dokumente shumë të fuqishme, se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por emri Gërgur eshtë shqiptarë, edhe sot përdoret në Kosovë si mbiemër e emër fisi dhe asnjëherë nuk eshtë përdorur e as sot nuk përdoret nga sllavët.

Në lindje të Pollogut eksiston fshati shqiptar me emrin ,,Gërgurnica,, që eshtë emri i princit shqiptar ,Gërguri…..ku ka qenë qendra apo kështjella e principatës së tij. Njohuritë e këtilla që ne i marrim nga informatat e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Voisavës ishte mbret apo princ i principatës së Pollogut, del se ai udhëhiqte me Pollogun deri në kohën kur këtu arritën osmanët.

Nga te dhenat vërtetohet se krahina e Pollogut nuk ra nën turqit pas betejës te lumi Marica më 1371, betejës te Fusha e Savrës më 1385 në Shqipëri, e as pas betejës në Fushë Kosovë më 1389. Krahina e Pollogut, territor ky që shtrihej nga vëndi i quajtur ,,Karpallak,, afër Shkupit e Zhelinës, në veri të Pollogut e deri te maja e malit Bukoçë në mes të Kërçovës e Gostivarit, në jug. Ky territor pra, bie nën osmanët menjëherë pas marrjes së Shkupit më 1392, koha kur edhe në dokumentet osmane si zotëri i Pollogut përmendet të ketë qenë princi me emrin Gërguri, e që del të jetë babai i vajzës së vetme me emrin Voisava.

Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Voisavën si e bia e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është edhe një letër e shkruar nga eremonahu Mihali nga Manastiri Leshka, në Pollog, e që është i shkruar në sllavishten e vjetër në vitin 1366. Ky manastir vazhdon te eksistoi edhe sot me te njejtin emër në veri të Tetovës. Në dokument thuhet se ,,Prifti Mihon i fshatit ,,Debrishtë,, të Pollogut na ka lënë një shënim për Voisavën, të binë e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,, një mal të madh me lisa,,. (Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq, Beograd, 1982)
Sado që të kërkojnë e hulumtojnë ata që shkruajnë e flasin kot për origjinën jo shqiptare të Voisava Tribalda, nuk do të mund të hasin ndonjë grek apo familje sllave në Ballkan me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër fisi apo familje shqiptare, Gërguri, te Gërgurët, si që janë Krasniqe, Berisha, Thaqi, Kelmend etj.

Sipas hulumtimeve që kam berë dhe dokumentave që kam gjetur në Arhivin e Stambollit, analizuar e krahasuar me dokumentat e deritashme, del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit të parë, dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur babai i Skenderbeut- Gjoni e trashëgon dhe zavendëson babain e tij, dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, i gjen kufijtë dhe terrritorin e principatës së Kastriotëve shumë të zgjëruar. Kësajë principate i ka takuar edhe territori i dy Dibrave po edhe territore të tjera jashta Dibrave. Pikërisht në këtë kohë, dmth. fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me Voisavën, që ka qenë fëmiu i vetëm i princit të Pollogut-Gërgurit, e që bashkë me nusen nga Pollogu, Gjoni trashigon edhe principatën e Pollogut.