“The Facebook Papers”, skandali i radhës i Zuckerbergut

Mijëra dokumente të zbuluara theksojnë zhgënjimin e punonjësve me përhapjen e informacioneve të rreme dhe thirrjeve për dhunë përmes faqeve të Facebook-ut. Një konsorcium prej 17 mediash dhe agjencish amerikane të lajmeve ka filluar botimin e një serie historish – të quajtura me emrin e përgjithshëm “The Facebook Papers”.

Marketing

Ato bazohen në një mori prej qindra dokumentesh të brendshme të kompanisë, të cilat u përfshinë në zbulimet e bëra nga këshilltari ligjor për informacionin e Facebook-ut, Frances Haugen.

Facebook ka shkaktuar skandale edhe më parë në lidhje me mënyrën e menaxhimit të privatësisë së të dhënave dhe të moderimin të përmbajtjeve të postimeve.

Por këto dokumenteve tregojnë probleme në shumë aspekte si : dështimi i facebook për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin, mbrojtjen e përdoruesve të rinj në platformë, madje edhe aftësinë për të matur me saktësi numrin e përdoruesve. E gjithë kjo ngre një pyetje të pakëndshme për kompaninë: A është Facebook në të vërtetë i aftë të menaxhojë potencialin për dëme në botën reale nga platformat e tij, apo gjigandi i mediave sociale është bërë shumë i madh për të mos gabuar? Prandaj anëtarët e një komisioni të ngritur për verifikimin e ankesave dhe të skandaleve kanë bërë thirrje që CEO i Facebook Mark Zuckerberg të dëshmojë para tij.

Marketing