“The Guardian” jehonë bukurive të Shqipërisë: Banjat e Bënjës, një xhevahir i vërtetë

“The Guardian” i kthen sytë sërish nga Shqipëria, duke promovuar banjat termale të Bënjës, në Përmet.

Marketing

Media prestigjoze e rendit atë të parën, si një vend që duhet vizituar për ata që preferojnë Spa-të dhe Saunat.

“‘Një xhevahir i vërtetë; e quan gjigandi britanik, duke përmendur madhështinë e luginës së Vjosës, lumit të fundit që rrjedh i lirë në Europë, urën e lashtë prej guri nën kaltërsinë e qiellit shqiptar”, shkruan kryeministri Rama, në një postim në Facebook.

Duke iu sugjeruar lexuesve se si mund të shkojnë dhe të kalojnë ditën në banajt e Bënjës, media përmend edhe urën e lashtë prej guri që ndodhet aty.

“Banjat termale të Bënjës në jug të vendit janë një xhevahir i vërtetë. Burimet arrihen nga një rrugë shkëmbore, pak me makinë nga Përmeti. Shtrirja përfundimtare duhet të bëhet në këmbë. Banja ndodhet pranë lumit Langaricë, një degë e Vjosës, një nga lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë në Evropë. Vizitorët mund ta kalojnë ditën duke u zhytur në burimet natyrore dhe duke u lyer me baltën e pasur me squfur, e cila thuhet se ka veti terapeutike. E gjithë kjo duke marrë në sy madhështinë e luginës, urën e saj të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltërt të qiellit shqiptar”, thuhet në artikull.

Marketing