Ballina Sport Thellohet kriza e Werder Bremen, skuadra e Rashicës mposhtet edhe nga Leipzig

Thellohet kriza e Werder Bremen, skuadra e Rashicës mposhtet edhe nga Leipzig

Kriza për skuadrën e Werder Bremen po thellohet secilën xhiro më shumë.

Marketing

Në kuadër të xhiros së 22-të në Bundesliga, Werder Bremen janë mposhtur 3:0 nga Leipzig, shkruan lajmi.net.

Lukas Klostermann dhe Patrik Schick shënuan dy golat e Leipzig në pjesën e parë, për të bërë që skuadra e tyre të shkojë në pauzë me dy gola epërsi.

Rezultatin final e vendosi Nordi Mukiele në minutën e 46’ të takimit.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe Milot Rashica, por nuk arriti të linte gjurmë, ndoshta edhe si pasojë e formës së dobët të skuadrës së tij.

Werder tashmë mbetet me 17 pikë, në pozitën e parafundit në tabelë, kurse Leipzig merr përkohësisht kreun, me 45 pikë të grumbulluara.

Marketing
Exit mobile version