Thellohet skandali në BE

PE nis procedurën e heqjes së imunitetit për dy deputetë

Marketing

Parlamenti Evropian ka nisur procedurën për heqjen e imunitetit të dy prej anëtarëve të tij pas një kërkese nga drejtësia belge që heton skandalin e korrupsioni Bashkimi Evropian-Katar.

Lajmin e bëri të ditur se presidentja e parlamentit Roberta Metsola në Twitter ku deklaroi se ka urdhëruar nisjen e një procedure urgjente për heqjen e imunitetit të dy anëtarëve të Parlamentit Evropian, ndërsa bëri të qartë se nuk do të ketë pandëshkueshmëri.

Reuters duke iu referuar dy burimeve pranë grupit hetimor raportoi se bëhet fjalë eurodeputet belg Marc Tarabella dhe atë italiani Andrea Cozzolino.

Avokati i Tarabellës, Maxim Toller, tha se klienti i tij ishte në favor të heqjes së imunitetit dhe se ai nuk kishte asgjë për të fshehur.

Ndërsa Cozzolino nuk iu përgjigj interesit të mediave, por më parë ai u tha agjencive italiane të lajmeve se nuk ishte nën hetim në atë kohë.

Në dhjetor Francesco Giorgi, një nga të dyshuarit kryesorë në hetim, partner i zëvendëspresidentes e Parlamentit Evropian Eva Kaili, e arrestuar tashmë për këtë ccështje, pranoi se kishte marrë ryshfet nga Katari për të ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian.

Sipas burimeve mësohet ai ka pohuar më parë se dyshon se edhe Tarabella dhe Cozzolino kishin marrë para nga Katari

Më 22 dhjetor për të njëjtën çështje, një gjykatës belg vendosi që Kaili të qëndrojë në paraburgim edhe për një muaj, ndërsa hetimi vazhdon për çështjen e korrupsionit me sponsorizimet e Katarin, një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit që ka goditur BE-në. Gjithsesi Kaili ka deklaruar më herët përmes avokatit të saj se është e pafajshme.