Themelohet Ansambli Shqiptar “Kumanova”

Në qytetin e Kumanovës këtyre ditëve u themelua edhe një ansambël kulturor-artistik.

Marketing

Bëhet fjalë për Ansamblin Shqiptar “Kumanova”, i cili siç thotë njëri nga themeluesit Agim Behluli, ishte më se e nevojshëm pasi kishte kërkesa mjaft të mëdha nga rinia kumanovare. Për një kohë shumë të shkurt ansambli ka nisur edhe aktivitetet e para.

“Duke par interesimin e madh të fëmijëve tan që të merren me aktivitete, ne u detyruam të formojmë edhe një Ansambël e të cilin e pagëzuam Ansambli Shqiptar “Kumanova”, dhe që në fillim startuam me grupin e parë të baletit, kemi edhe grupin e këngëve dhe valleve si artistike dhe popullore ku bëjnë pjesë edhe grupi i instrumetalistëve si Daullja dhe Zurla, në të ardhmen do të formojmë edhe grupin e valltarëve, sepse ende nuk kemi filluar shpresojmë se shum shpejt do ta caktojmë një takim me anëtarët e rinjë dhe do gjejmë vendin për ushtrime”, theksoi për TVM2 Agim Behluli, themelues i Ansamblit Shqiptar “Kumanova”.

“Më ka pëlqy që nga fillimi iniciativa e marrun, duke par se rinia kumanovare ka nevojë për këso aktivitete, kështu që edhe unë vendosa që të jem pjesë e këtij ansambli, meqë është fillimi, si koreografe jam shumë e kënaqur por besoj se me kalimin e kohë ka me pas edhe më shumë të interesuar, pasi që ja tani e kanë mundësin të ushtrojnë këto lloj aktivitete”, theksoi Bjondina Sherifi, koreografe në Ansamblin Shqiptar “Kumanova”.

Themeluesit e Ansamblit Shqiptar “Kumanova”, shpresojnë edhe në mbështetjen e institucioneve për zhvillimin dhe avancimin e veprimtarisë së tyre kulturo artistike.

Marketing