Themelohet “Unioni i shoqatave bjeshkatare” në Shkup,Fari Rexhepi caktohet kryetar

Shoqatat Bjeshkatare Shqiptare ( ShM “Gryka e Dervenit” – Saraj – Shkup, ShA “Nivishta – Reka e Epërme” – Mavrovë Rostushë, ShBA “Dardania” – Shkup, ShB “Ujëmiri” – Kërçovë, ShB “Bukuritë e Sharrit” – Bogovin, KBC “Dibra” – Dibër, ShBA “Natyra” – Saraj – Shkup dhe ShMA “Gazi Baba” – Shkup), në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot me datë 17.06.2023 në sallën e komunës së Çairit në Shkup, mbajtën Kuvendi themelues / zgjedhor të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare.
Në punimet e Kuvendit morën pjesë anëtarët e kuvendit, misafir dhe dashamir të bjeshkatarisë.
Anëtarët e kuvendit miratuan Vendimin për themelimin e Unionit të Shoqatave Bjeshkatare, Programën e punës për vitin 2023, Statutin e Unionit, dhe zgjodhën organet udhëheqëse të Unionit, kryesinë dhe kryetarin e Unionit, për kryetar u zgjodh Fari Rexhepi – kryetari aktual i ShBA “Dardania” – Shkup.

Marketing