Menjëherë pas votimit historik në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të Britanisë, kryeministrja Theresa May ka thënë se duke pasur parasysh shkallën e humbjes, ajo do të pranojë që të debatohet për një mocion mosbesimi.
Këto deklarata të May erdhën pasi Jeremy Corbyn konfirmoi se kishte paraqitur mocion mosbesimi i cili pritet të ndodh të mërkurën.
Në vërejtjet e saj të shkurtra, May tha se ajo gjithashtu do të organizojë diskutime me partitë e tjera për të parë se si ajo mund të gjejë një rezolutë që do të ishte e pranueshme për të gjithë sa i përket çështjes së marrëveshjes së Brexit pasi ajo në mënyrë drastike u hodh poshtë nga deputetët.