Theresa May propozon marrëveshje të re për Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May i propozoi sot deputetëve të votojnë një marrëveshje të re të Brexit-it, për t’i mundësuar vendit që të dalë nga Bashkimi Evropian, ashtu sikurse kanë votuar britanikët para tre viteve.

Marketing

“Ka një shans të fundit për të gjetur një mënyrë për t’iu përgjigjur votës së britanikëve”, shtoi para medias kryeministrja konservatore.

May synon gjithashtu t’i kërkojë deputetëve të votojnë mbi mbajtjen e një referendumi të dytë mbi Brexit si dhe për qëndrimin e Britanisë së Madhe në një bashkim doganor me BE-në./ATSH/