Theret me thikë një 17 vjeçar

Një djalosh shtatëmbëdhjetëvjeçar nga fshati Cërni Vërv i Shkupit mbrëmë, rreth orës 21, në parkun ” Zhena Borec” është sulmuar fizikisht nga disa persona.

Marketing

Personat e panjohur i kanë kërkuar para, por pasi ai nuk i ka dhënë ata i kanë shkaktuar disa të prera me thikë dhe janë larguar.

Siç njoftoi MPB-ja, rasti në polici sot në mëngjes në orën 1:30 minuta u raportua nga babai i tij , XH.B.(57).
Djaloshi është dërguar në Klinikën Universitare të Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po ndërmerr masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Marketing