Një nxënës dyshohet se ka mbetur i vdekur në Kodrën e Trimave në Prishtinë të martën, si pasojë e përleshjeve me thikë.
Një informacion të tillë Lajmi.net e ka mësuar nga burimet e saja, teksa ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
Siç shihet edhe në fotografi, policia kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Mediumi ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje deri në momentin e botimit të artikullit.