Thertorja hidhte gjakun në lum, AUV e gjobit me 2,040 euro

Në rrjetin social Facebook, u publikuan informacionet s enjë thertore në Strumicë po derdhte gjak direkt në lumë përmes një gypi. Pas kësaj Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm ku konstatoi se subjekti vepron në kundërshtim me dispozitat ligjore për asgjësimin e padëmshëm të nënprodukteve dhe në bazë të kësaj, operatori është dënuar me 2 mijë euro gjobë, ndërsa personi përgjegjës në personin juridik është dënuar me gjobë prej 40 euro.

“Është urdhëruar zbatimi i procedurave ligjore për asgjësimin e nënprodukteve shtazore të kategorisë 3. Gjaku si nënprodukt i therjes së kafshëve, në përputhje me ligjet dhe rregulloret që rregullojnë këtë çështje, duhet të hidhet me ndarje paraprake dhe grumbullim në një vend të veçantë, thotë AUV.

Marketing