Theu masat e izolimit gjatë koronavirusit, nga Franca në Spanjë për cigare

Përgjatë pandemisë së koronavirusit, disa histori njerëzore kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë ngjallur jo pak reagime midis lexuesve.

Marketing

E tillë është dhe historia krejt e pazakontë e një burri në Pirenej, i cili u shpëtua me helikopter nga policia ndërsa po përpiqej të kalonte nga Franca për në Spanjë, për të blerë cigare.

Policia arriti të gjente në vendin e quajtur Perthus, në një gjendje tejet të vështirë për shkak të temperaturave të ulëta dhe lodhjes.

Më pas ai u gjobit me 150 euro gjobë për shkelje të masave të vendosura për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Burri ishte ndaluar dhe një ditë më parë ndërsa tentonte të shkonte me makinë drejt fshatit spanjoll , La Juenquera, për të blerë cigare pasi atje ishin më lirë.