Theu protokollin duke shkëmbyer bluzën, UEFA vendos se çfarë do të ndodhë me Nejmarin në finale

Lionel Mesi e theu protokollin në ndeshjen kundër Napolit, ndonëse në media nuk u raportua.

Marketing

Por në rastin e Nejmarit, e përditshmja angleze “The Sun” nuk ngurroi që të aludonte edhe për një dënim të mundshëm, për të humbur finalen e ditës së diel kundër Bajernit të Mynihut.

Sigurisht që kur bëhet fjalë për yllin brazilian të PSG-së, zhurma është gjithmonë shumë e madhe, për më tepër duke qenë se diçka e tillë ishte pjesë e protokollit të UEFA-s në këtë periudhë pandemie.

Edhe pse ndërrimi i fanellave me kundërshtarin konsiderohet si diçka e ndaluar dhe e dënueshme, ka qenë vetë UEFA që ka saktësuar se ndaj sulmuesit 28-vjeçar nuk do të merret asnjë masë ndëshkimore, siç mund të aludohej, skualifikimi për finalen e 23 gushtit, në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës.