Thiago Motta nënshkruan kontratën me Juventusin

Thiago Motta do të bëhet trajneri i ri i Juventusit pas shkarkimit të Masimiliano Allegrit.

Marketing

Siç raporton gazetari Fabrizio Romano, trajneri italo-brazilian gjendet aktualisht në Portugali ku do të nënshkruajë kontratë trevjeçare.

Zyrtarizimi i Thiago Mottas te Juventusi, pritet të zyrtarizohet brenda këtyre ditëvë, shkruan IndeksOnline.

Motta, ka qenë këtë sezon trajner i Bolognas ku surprizoi të gjithë në Serie A, duke e kualifikuar atë në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas 60 vjetësh.