Thirrja e DASH dhe BE për fillim të negociatave, Grubi: Të bëhemi bashkë si forca progresiste për të mirën tonë

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka komunikuar qëndrimin e saj në lidhje me pasigurinë për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut pas samitit të BE-Ballkani Perëndimor, në Bruksel.
Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se në momente kruciale për vendin, rajonin dhe botën, Departamenti amerikan i shtetit, Bashkimi Europian, Londra, Berlini, Parisi, Roma dhe të gjitha qendrat mike, na inkurajojnë për guxim për hapin e fundit që do të rrumbullaksojë me sukses hapjen e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian si alternativë e vetme për vendin.

Marketing

Postimi i plotë:
Të gjitha të arriturat e vendit tonë por edhe të rajonit, në tre dekadat e fundit janë realizuar në partneritet të sinqertë dhe një miqësi të thellë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian që nga Shpallja e pavarësisë, Marrëveshja kornizë e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, anëtarësimi në NATO, Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe autoqefalia.

Sot, në momente kruciale për vendin, rajonin dhe botën, Departamenti amerikan i shtetit, Bashkimi Europian, Londra, Berlini, Parisi, Roma dhe të gjitha qendrat mike, na inkurajojnë për guxim për hapin e fundit që do të rrumbullaksojë me sukses hapjen e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian si alternativë e vetme për vendin.

Mbështetjen e fuqishme që na e japin fuqitë e mëdha tashmë si vend partner-strategjik tregon qartë se vendi i Maqedonisë së Veriut dhe gjithë vendeve të Ballkanit Perendimor është në familjen e madhe europiane, andaj ne nuk duhet humbur në asnjë çast shancën që na është ofruar, të bëhemi bashkë si forca progresiste për të mirën tanë dhe të gjithë qytetarëve.
Faleminderit 🇺🇸, faleminderit 🇪🇺, bashkë jemi më të fortë
***