Thirrja publike për subvencione për pajisjen e gazit të lëngshëm të naftës (GLN), metanit ose llojin tjetër të karburantit alternativ në automjete mbyllet më 7 korrik

Ministria e Ekonomisë informon të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut se që nga sot, 7
korrik (e mërkurë), thirrja publike për subvencione për instalimin e pajisjes së gazit të lëngshëm të naftës (GLN), metanit ose llojit tjetër të karburantit alternative në automjete është mbyllur.

Marketing

Sipas thirrjes publike që u shpall më 7 qershor, të gjithë qytetarët që do të instalojnë këtë lloj pajisje në automjetet e tyre do të mund të ushtrojnë të drejtën e kompensimit prej 50 përqind të mjeteve për instalimin e pajisjes me gaz, por jo më shumë se 18 000 denarë përkatësisht 300 euro.

Për të fituar subvencione, pronarët e automjeteve të prodhuara nga viti 2005 e tutje, duhet të blejnë dhe instalojnë pajisje për shtytjen e GLN, metanit ose karburantit tjetër alternativ në automjete, pas ditës së shpalljes së Thirrjes Publike, në ndonjë nga kompanitë që shesin dhe instalojnë pajisje të tilla.

Thirrja publike ishte parashikuar të zgjaste 60 ditë nga dita e shpalljes.
Që nga shpallja e thirrjes publike e deri më sot, janë pranuar 670 kërkesa, e në  Buxhetin e
Ministrisë së Ekonomisë për realizimin e kësaj mase parashikohen gjithsej 11,000,000 denarë për rreth 610 aplikantë.