Hollësira për thirrjen e paralajmëruar për mbështetje financiare të kompanive ajrore me buxhet të ulët, me kriteret për shpërndarje, do të prezantojë sot në pres konferencë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
Me tenderin për atë dedikim janë planifikuar mbi pesë milionë euro në tre vitet e ardhshme. Paraprakisht, Qeveria miratoi Programin dhe rregulloren për mbështetje financiare të transportuesve ajrorë të vendit dhe atyre të huaj.
Marrëveshja me “Viz er”, kompani ajrore me buxhet të ulët, e cila në gjashtë vitet e kaluara fitonte subvencione nga Qeveria e Maqedonisë, skadon gjatë këtij muaji.
Me tenderin për subvencionimin e kompanive ajrore me buxhet të ulët, siç paralajmëroi paradokohe Sugareski, angazhimi është sa më shumë fluturime të orientohen drejt aeroportit të Ohrit.