Thirrje publike nga Qyteti i Shkupit për subvencione për blerje të biçikletave

Me qëllim që ta stimulojë shfrytëzimin e biçikletave, Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për kompensim të një pjese të shpenzimeve të qytetarëve për blerje të biçikletave.

Marketing

Me thirrjen publike, Qyteti i Shkupit i qytetarëve të cilët blejnë biçikleta nga 11 marsi, ditën kur është shpallur thirrja, përfundimisht me 30 qershor do t’ua kompensojë një pjesë të shpenzimeve të shpenzuara nga blerja e biçikletës.

“Mjetet që Qyteti i Shkupit do t’i subvencionojë janë në vlerë prej 50 % nga vlera e biçikletës, por jo më shumë se 3.000.000 denarë për person, me tatim të përfshirë personal të të ardhurave. Një person mund të dorëzojë vetëm një kërkesë për marrje të subvencionit për blerje të një biçiklete”, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.

Kërkuesi duhet të jetë banor i Qytetit të Shkupit, të mos ketë marrë mjetet financiare paraprakisht për furnizim të biçikletës nga Qyteti i Shkupit dhe biçikletën ta blejë nga dita e shpalljes deri në ditën e përfundimit të Thirrjes publike.

“Kërkuesi në Qytetin e Shkupit duhet të dorëzojë kërkesë për subvencion për blerje të një biçiklete, dëshmi për banim në Qytetin e Shkupit, me dorëzim të kopjes të letërnjoftimit valid të kërkuesit, fotokopje nga llogaria e transaksionit të kërkuesit, deklaratë se kërkuesi deri më tani nuk ka shfrytëzuar subvencion për blerje të biçikletës nga Qyteti i Shkupit dhe dëshmi se është kryer blerje e biçikletës edhe atë kuponi fiskal origjinal apo fatura me certifikatë nga banka afariste, me datë nga dita e shpalljes deri në përfundim të Thirrjes publike”, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.

Kërkesën për kompensim të një pjese të shpenzimeve për blerje të biçikletës, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm, qytetarët në zarf të mbyllur i dorëzojnë deri te Komisioni përkatës, përmes Arkivës së Qytetit të Shkupit, bul. Ilinden, nr. 82, çdo ditë pune nga ora 09 deri në ora 15:00.

Marketing