Thonin se Osmani po i prishë raportet me Serbinë, OKB miratoi rezolutën ku kosponzor ishte edhe Maqedonia e Veriut

Kur kryediplomati shqiptar i RMV, Bujar Osmani mori vendimin që Maqedonia e Veriut të konsporizojë Rezulotën në OKB për Srebrenicën, u zgjuan nacionalistët maqedonas me preteksin se po i prishë raportet me fqiun verior Serbinë.

Marketing

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska dhe ish kandidati për president Jakimovski në debatin publik në RTVM1 ashpër e patën kundërshtuar Osmanin për Srebrenicën.

Pjesë nga debati:

Siljanovska: Për Srebrenicën, … procedurë duhet të respektoni.

Osmani: Ju a jeni kundër?

Siljanovska: Ja shikone stilin tuaj, dhe ju do të bëheni president?

Osmani: ka kohë që po kërkoj debat me Siljanovskën. Për t’i prezantuar dy opsionet. Izolimin, dhe integrimin.

*

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, më 15 prill kumtoi se Maqedonia e Veriut është kosponzor bashkë me Gjermaninë, SHBA dhe disa vende tjera të një Rezolute në Kombet e Bashkuara për të shpallur 11 korrikun “Ditë Ndërkombëtare për Përkujtim dhe Komemorim të gjenocidit në Srebrenicë dhe shënimin e të njëjtit çdo vit”.

Sot, 23 maj, me 84 vota “pro” (në mesin e tyre edhe RMV) Asambleja e Përgjithshme e OKB ka miratuar Rezolutën për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Nga votimi i përgjithshëm vetëm 19 vota kanë qenë kundër.