Thotë se ka përgjime-bomba, Boki-13 kërkon takim me prokurorin Abazi

Ekipi i mbrojtjes së Bojan Jovanovski-Boki 13 njofton se ai ka kërkesë për takim me shefine Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi.

Marketing

Boki-13 kërkon që të takohet me Abazin nën praninë e avokatëve Sasho Dukovski dhe Vlladimir Tyfegxhiq, ndërsa theksohet se i njëjti do të dorëzojë materiale për vepra penale dhe korruptive.

“E informojmë opinionin se po fillon një proces jashtëzakonisht i rëndë dhe i ndjeshëm, aq më tepër kur Bojan Jovanovski në dorëzimin e kallëzimit penal, në procesverbal do t’i dorëzojë të gjitha provat në mbështetje të akuzës dhe provat që ai posedon janë në formë të bisedave të incizuara, transkripteve, mesazheve, regjistrimeve fotografike dhe videove (të ashtuquajturat “bomba”)” , thuhet në kërkesën e Bojan Jovanovskit, drejtuar prokurorit publik.