Një cift është ekzekutuar nga autoritetet e Koresë së Veriut pasi tentuan të thyenin karantinën si pasojë e koronavirusit.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, ata u përpoqën qe të nxirrnin jashtë vendit nipin e tyre 14-vjeçar, dhe ta dërgonin atë tek prindërit e tij në Korenë e Jugut.
Djali shpëtoi nga vdekja për shkak të moshës së re, ndërsa burrë e grua u qëlluan me armë zjarri.
Kjo nuk është hera e parë që Koreja e Veriut diskutohet për vrasje të tilla.
Më herët u raportua se një zyrtar i lartë i tregtisë në Korenë e Veriut u ekzekutua nga autoritetet pasi shkoi në një banjo publike në vend që të qëndronte në karantinë, pas vizitës që zhvilloi në Kinë.
Sipas medias koreanojugore “Dong-a Ilbo”, zyrtari i lartë u arrestua dhe qëllua menjëherë pasi sipas autoriteteve vendase rrezikoi të përhapte koronavirusin