“Ti na bërë të humbisnim gjysmën e shokëve”,ushtari rus shtyp me tank komandantin

Një ngjarje e pazakont ka ndodhur brend ushtrisë ruse që po sulmon Ukrainën. Një ushtar rus në shenjë proteste për luftën në Ukrainë ka shtypur me tank komandantin duke i shkaktuar plagë të rënda.

Marketing

Koloneli Yuri Medvedev u pa në një video duke u transportuar në spital në Bjellorusi. Mësohet se komandanti ka pësuar plagë të rënda në këmbë. Ushtari e kishte akuzuar komandantin për vdekjen e gjysmës së bashkëluftëtarëve të tij, raportoi gazetari ukrainas Roman Tsimbalyuk.

“Një ushtar, duke zgjedhur një moment të përshtatshëm gjatë betejës, shtypi komandantin e brigadës së tij, kolonelin Yuri Medvedev, me një tank, duke i plagosur të dy këmbët. Medvedev ndodhet në një spital në Bjellorusi dhe tashmë i është dhënë Urdhri i Guximit”,- tha Tsimbalyuk.

Kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, por një video e lëshuar nga lideri çeçen Ramzan Kadyrov, një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit , tregonte qartë se Medvedev po transportohej nga trupat mjekësore në Bjellorusi për trajtim spitalor.

Kremlini thuhet se po dërgon skuadra ekzekutimi pas ushtrisë së tyre me urdhër për të vrarë çdo rus që përpiqet të arratiset.

Shërbimet e sigurisë të Ukrainës pretendojnë se të burgosurit e luftës u kanë treguar atyre për taktikën e tmerrshme që thuhet se ka parë armët ruse të drejtuara ndaj tyre.