Krishtlindjet për Radja Nainggolanin u shëndrruan në një ferr.
Pas dënimit nga Inter, Radja Nainggolan është përballur me një stuhi.
Tifozët e skuadrës italiane e kanë kërcënuar mesfushorin belg për veprimet e tij të fundit.
Por, tifozët nerazurë e kanë tepruar me veprimet e tyre, duke shkuar edhe më larg, te familja e Naingolan.
Sipas mediave në Itali, tifozët e Interit e kanë kërcënuar gruan dhe fëmijët e belgut.
Gruaja e Nainggolan ka publikuar një mesazh në Instagram, duke bërë me dije se ata ndihen të kërcënuar nga tifozët e enterit.
“Po ju them një gjë, duke marr parasysh të gjitha kërcënimet dhe shantazhet që po vijnë në profilin tim në Instagram, unë jam Claudia dhe lexoj të gjitha që i shkruani dhe askush tjetër. Kërcënimet që i bëni ndaj vajzës time, janë të ndyra. Ju uroj të gjithëve Kërshëndellat”, ka shkruar ajo.