Tifozët e Shkëndijës godasin kapitenin e tyre me fishekzjarre, Shkupi nuk fal

Elita e kampionatit të Maqedonisë së Veriut luajti sot ndeshjet e javës së  16-të. Shkëndija mundi 2-1 Pelister, në një sfidë tejet të luftuar. Pas golit të dytë në të 83-tën, skuadra vendase shkon të festojë te tifozët e vet, por Egzon Bejtullahi e pëson prej flakadanëve (e paqëllimshme) të hedhur nga tifozët e Shkëndijës.

Marketing

Struga barazoi pa gola me Tikves, teksa pavarësisht përpjekjeve, asnjëra nga ekipet nuk ia doli të shënojë.Shkupi tregoi karakter, duke triumfuar 1-3 ndaj Skopjes. Barazim 1-1 mes Borec dhe Makedonija GP, ndërsa 0-0 u mbyll Akademija Pandev-Bregalnica Stip.

Sa i përket rënditjes, ajo kryesohet nga Shkupi, e më pas vjen Akademija Pandev.