Tifozët e skuadrave angleze revoltohen kundër Superligës

16:00 | 19 Prill 2021

Marketing

Tifozët e skuadrave angleze janë revoltuar ndaj Superligës së Kosovës.

Tifozët e klubeve të Premierligës janë revoltuar nga vendimi i klubeve të mëdha për tu bashkuar me Superligën Evropiane, transmeton lajmi.net.

Klube nga Premierliga si: Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City dhe Manchester United tashmë janë bashkuar me iniciativën.

Por, tifozët e këtyre klubeve kanë kundërshtuar një ide të tillë. Ata përmes deklaratave reaguan ndaj lajmeve të tilla.

“Edhe të konkurrosh duke ikur nga një ligë do të ishte një tradhti për të gjitha ato gjëra që klubi qëndron”, deklaruan “Manchester United Supporters Trust”.

“Tifozët tonë nga e gjithë bota kanë përjetuar një tradhti të pabesueshme. Kjo është e pafalshme”, deklaruan “Chelsea Supporters Trust”.

“Këta pronarë të papërgjegjshëm mendojnë që futbollin mund ta marrin me vete, por ai na përket neve, tifozëve, pavarësisht cilën skuadër mbështesim”, deklaruan “Man City Supporters Trust”.

“Bordi i tanishëm është duke rrezikuar reputacionin e klubit për mundësitë e të ardhmes në ndjekje të lakmisë”, deklaruan “Tottenham Hotspur Supporters Trust”.

“Kjo përfaqëson vdekjen e gjithçkaje çfarë futbolli do të duhej të ishte”, deklaruan “Arsenal Supporters Trust”./Lajmi.net/