Tifozët polak dënohen me vetëm….150 euro!Alsat2019-06-09T12:16:39+02:00
Dënim në të holla do të ketë për tifozët e “tërbuar” polak, të cilët u arrestuan nga policia në prag të përballjes Maqedoni – Poloni, e vlevshme për eliminatoret e EURO 2020. Tifozëve polak u është marrë pasaporta dhe për të rikthyer atë , ata duhej të paguanin vetëm 150 euro. Në mesin e 223 tifozëve të arrestuar shumica prej tyre nuk kanë bërë shkelje të ligjit, andaj ky fakt është marë si lehtësim dhe nuk u është shqiptuar masa e ndalesës për hyrje në Maqedoni.
“Shumica e tifozëve janë dënuar me 150 euro. Pasaportat u janë marë deri sa të shlyejnë dënimin, dhe pastaj u janë kthyer. Bëhet fjalë për shtetas të huaj që janë pa asnjë dënim gjyqësor në dosjen e tyre dhe kjo ishte një masë lehtësuese. Për këtë vepër nuk ndëshkohet me ndalesë për hyrje në Maqedoni,” informojnë nga Gjyqi Themelor Shkupi 1