Pak minutat para se ndeshja Serbi-Zvicër të fillonte, Granit Xhaka dhe shokët e tij janë futur në stadium dhe menjëherë ka marrë vërshëllimet e para nga tifozët serbë.
Të pranishëm në stadium ishin afro 8 mijë tifozë dhe të gjithë po e vërshëllenin lojtarin shqiptar.
Kujtojmë që Granit Xhaka dhe shokët e tij u përcollen për në stadium me forca të shtuara të sigurisë, duke parandaluar çdo incident.