Tifozëve iu kërkohet pasaporta e vaksinimit kundër COVID-19 për të hyrë në “Wembley” gjatë EURO 2020

Tifozëve që do të jenë të pranishëm në ndeshjet e fazës së grupeve të Anglisë në Euro 2020 në “Wembley Stadium” do t’u kërkohet të tregojnë provën e vaksinimit ose një test negativ para hyrjes.

Marketing

UEFA thotë se pronarët e biletave në Mbretërinë e Bashkuar të moshës 11 vjeç ose më shumë mund të tregojnë prova të vaksinimit të plotë, me të dyja dozat e marra të paktën 14 ditë para ndeshjes.

Ata që nuk janë vaksinuar plotësisht duhet të tregojnë provën e një testi negativ të bërë brenda 48 orëve të mëparshme.

Anglia luan kundër Kroacisë në ndeshjen e tyre të hapjes së grupeve të dielën, raporton BBC.

Pronarët e biletave për ndeshjet që zhvillohen në “Hampden Park” nuk do t’u kërkohet të tregojnë prova të vaksinimit ose një test negativ të COVID-19.

Tifozët që jetojnë në Angli duke ndjekur lojëra në “Wembley” mund të tregojnë statusin e tyre të vaksinimit përmes aplikacionit që ka lëshuar zyrtarët shëndetësorë të Anglisë.

UEFA thotë se “përparësia e saj kryesore” është të ofrojë një turne të sigurt dhe “po punon me qeveritë lokale dhe autoritetet shëndetësore për të siguruar që masat t’i përmbahen udhëzimeve të shëndetit publik të vendit pritës”.

“Wembley” dhe “Hampden Park” janë ndër 11 vendet në të gjithë Evropën që do të jenë mikpritës të ndeshjeve të Euro 2020.

Të tjerët janë në Romë, Mynih, Baku, Shën Petersburg, Budapest, Sevilje, Bukuresht, Amsterdam dhe Kopenhagë.

“Wembley” do të jetë mikpritës i 22 mijë e 500 tifozësh – 25% të kapacitetit të saj – për ndeshjet e Grupit D të Anglisë kundër Kroacisë, Skocisë dhe Republikës Çeke.