Tifozi e kap për gjoksi dhe e puth gazetaren gjatë raportimit live në Kupën e Botës

Një gazetare sporti që po raportohet për ngjarjet e Kupës së Botës në Rusi është puthur dhe kapur për gjoksi gjatë një transferimi të drejtpërdrejt, pamje të cilat ajo i ka postuar më vonë edhe në rrjetet sociale.

Gazetarja kolumbiane, Julieth Honzalez Theran, po raportonte për televizionin gjerman Deutsche Welle në qytetin rus Saransk kur ndodhi ky incident.

Marketing

Në video, Theran mund të shihet në një shesh duke raportuar se pas saj ndodhej një orë që po numëronte mbrapshtë fillimin e Kupës së Botës në atë qytet.

Derisa ajo vazhdoi të raportonte një tifoz i afrohet dhe e kap për gjoksi dhe pastaj e puth në faqe.

Theran vazhdon të raportojë duke shikuar drejt kamerës  pa devijuar nga veprimet e tifozit.

Marketing