Tifozi i Kosovës – tifozëve cekë para lojës: Na vjen keq njerëz, por ne fitojmë 2:1

Një tifoz dardan e kishte qëlluar rezultatin e saktë të ndeshjes kualifikues për Euro 2020 mes Kosovës dhe Republikës së Çekisë, duke i paparalajmëruar me keqardhje tifozët cekë – në një lokal në Prishtinë ku ata ishin ulur për ta parë ndeshjes – se Kombëtarja e tyre do të humbiste.

Marketing

Një grup i tifozëve të Çekisë ishin mbledhur në një lokal në kryeqytet për ta parë dhe mbështetur ekipin e vet kombëtar, ku biznesmeni dhe pronari i Shkollës Amerikane në Kosovë (ASK), Adrian Hoxha, i mirëpret duke ua treguar atë që doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes kualifikues mes Kosovës dhe Republikës së Çekisë, shkruan Gazeta Express.

“Sot jem gati për Kosovën tonë. Sot do t’i japim dy gola. Dëgjoni, e vlerësojmë që kemi ardhur, por ne do të fitojmë 2 me 1. Sidoqoftë, shijojeni ndeshjen”, dëgjohet Hoxha duke u thënë tifozëve cekë.

Parashikimit i tifozit dardan ishte i saktë, sepse Kosova e mundi 2:1 Çekinë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Verdhekaltrit fituan me rikthim 2:1 ndaj Çekisë të shtunën, falë golave nga Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda, pasi Patrick Schick i kishte kaluar vizitorët në epërsi në fillim të takimit.

Fitorja e së shtunës pasdite në Prishtinë nënkupton se Kosova tani grumbullon 8 pikë në pozitën e dytë, dy më shumë se rivali i drejtpërdrejt për këtë vend, Çekia, me Anglinë lidere të Grupit A me 9 pikë.

Kosova do të udhëtojë drejt Southamptonit të martën për t’u përballur me Anglinë në St Mary’s stadium në ndeshjen e ardhës kualifikuese për Euro 2020.