Shoferët nuk do të jenë të obliguar tani e tutje të paguajnë për tiketat e regjistrimit të veturës të cilat vendoseshin në dritaren e përparme. Ministria e Brendshme e brendshme ka konstatuar se një tiketë e tillë përbën harxhime shtesë për qytetarët dhe në të njëjtën kohë nuk i ndihmon shërbyesit policorë që ta evidentojnë nëse vetura është ose jo e regjistruar. Për këtë vendim janë informuar të gjitha Qendrat e Kontrolleve Teknike.
“Qytetarët nuk janë të obliguar më t’i vendosin tiketat e tilla, kjo për shkak se ndryshimet ligjore janë në procedurë ku parashikohet edhe aspekti ekologjik. Janë dërguar telegrame tek të gjitha Qendrat për Kontrolle Teknike që të mos përdoren më. Policia mund ta verifikojë regjistrimin në lejen e qarkullimit”, deklaroi Toni Angellovski, Ndihmësministër i Punëve të Brendshme. Qytetarët për këto tiketat duhej të paguanin rreth 300 denarë gjatë regjistrimit të makinave të tyre.