TikTok po përgadit platformen “TikTok Kitchen”

TikTok po përgatitet të lansojë një shërbim të ri që do t’i kthejë videot virale të ushqimit në ushqime që mund t’i porosisni dhe shijoni.

Marketing

Aplikacioni po bashkëpunon me Virtual Dining Concepts për të lansuar restorantet e markës “TikTok Kitchen” vetëm për dërgesa në të gjithë Shtetet e Bashkuara vitin e ardhshëm.

Menuja në restorante do të bazohet në postimet më të njohura të ushqimit viral në TikTok, të cilat njerëzit më pas mund t’i kenë në pragun e tyre.

Të dy kompanitë planifikojnë të lansojnë rreth 300 vende që do të fillojnë të shpërndajnë pjata në mars, me plane për të hapur më shumë se 1,000 restorante deri në fund të vitit të ardhshëm.

TikTok konfirmoi për TechCrunch se krijuesit do të përfitojnë për pjatat brenda menysë dhe do të shfaqen dukshëm gjatë gjithë partneritetit.

“Të ardhurat nga shitjet e “TikTok Kitchen” do të shkojnë si për të mbështetur krijuesit që frymëzuan artikullin e menysë ashtu edhe për të inkurajuar dhe ndihmuar krijuesit e tjerë që të shprehen në platformë në përputhje me misionin e TikTok për të frymëzuar kreativitetin dhe për t’u sjellë gëzim përdoruesve të tij” ka deklaruar TikTok.

Kompania sqaroi, megjithatë, se kjo ishte më shumë një fushatë për të sjellë ushqimin e TikTok tek fansat dhe jo sipërmarrje e TikTok-ut në biznesin e restoranteve.