25/11/2024
Ballina Lajme Botë Tiku blu me pagesë në Twitter, BE nis hetimet ndaj Elon Musk

Tiku blu me pagesë në Twitter, BE nis hetimet ndaj Elon Musk

Platforma X e miliarderit, Elon Musk, po mashtron përdoruesit me llogaritë e verifikuara dhe po shkel rregullat e përmbajtjes të Bashkimit Evropian. Kjo është deklarata më e fundit e Brukselit, në të cilën theksohet se sistemet e verifikimit në X nuk janë në përputhje me BE. Sipas Unionit, aktualisht, çdo përdorues që ka një abonim premium mund të kthejë adresën të verifikueshme, ndryshe nga çfarë ka qenë më parë, llogaritë e verifikuara ishin të rezervuara për liderët, kompanitë dhe gazetarët, pas miratimit.

Monitorimi ndaj platformës X është e para që bëhet sipas Aktit të shërbimeve digjitale (DSA), një ligj që detyron kompanitë digjitale të bëjnë më shumë për të kontrolluar përmbajtjen online.

Sot ne nxjerrim, për herë të parë, gjetjet paraprake sipas Aktit të Shërbimeve Dixhitale. Sipas këndvështrimit tonë, X nuk përputhet me DSA-në në fushat kryesore të transparencës, duke përdorur modele të errëta dhe duke mashtruar kështu përdoruesit, duke dështuar të sigurojë një vend të përshtatshme reklamash dhe duke bllokuar aksesin në të dhëna për studiuesit” tha në një deklaratë të premten Margrethe Vestager, një zyrtare e lartë në Komisionin Evropian.

Qasja e kompanisë ndaj të ashtuquajturave llogaritë e verifikuara “nuk korrespondon me praktikën e industrisë dhe mashtron përdoruesit”, shtoi në deklaratë Vestager. Çdokush mund të abonohet për të marrë statusin e “verifikuar” shtoi ajo, teksa vuri në dukje tentativat e personave që abuzojnë me çekun blu “për të mashtruar përdoruesit”.

Nëse konfirmohen gjetjet paraprake të Komisionit, BE mund të vendosë një gjobë për X deri në 6% të qarkullimit të tij vjetor global.

Për mashtrimin e X, hetimet sipas BE kanë

nisur që në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Shkak për këtë u bënë ankesat e zyrtarëve të BE-së, të cilët filluan t’i bëjnë pyetje X në fillim të vitit të kaluar, mes shqetësimeve në rritje për praninë e llogarive të lidhura me Hamasin në platformë pas sulmeve të grupit terrorist të 7 tetorit kundër Izraelit.

Marketing

Musk e bleu platformën e mediave sociale Tëitter në tetor të vitit 2022 dhe më pasi ai ndryshoi emrin.

Por, planet e tij për kompaninë X e kanë përplasur me BE-në, pasi blloku dëshiron që kompanitë e mëdha të teknologjisë të bëjnë më shumë për të mbrojtur përdoruesit online dhe të rrisin konkurrencën në sferën digjitale./