Tikveshi bindës ndaj Arsimit në startin e sezonit të ri në Ligën e Parë

Tikveshi bindës ndaj Arsimit në startin e sezonit të ri në Ligën e Parë

Tikveshi e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Ligën e Parë të futbollit, duke e mposhtur Arsimin me rezultat të thellë 5-1 në Kavadar.

Heroi i fitores ishte futbollisti nga Gana, Nfanli Sila, i cili realizoi tre gola. Dy golat e tjerë për Tikveshin i shënoi Tohib Lawal, ndërsa golin e vetëm për Arsimin e realizoi Albin Ramadani.

Skuadra nga Kavadari tregoi lojë të bukur dhe efikase nën drejtimin e trajnerit të ri Oliver Bogatinov, ndërsa Arsimi do të duhet të përmirësohet në vazhdim të kampionatit.

Katër ndeshjet e tjera të xhiros së parë në Ligën e Parë për sezonin 2026/27 do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën. / Aktuale.mk

GIF
LAJME TË NGJAJSHME

TË FUNDIT

GIF