Times: Theresa May jep dorëheqje

Kryeministrja britanike Theresa May nesër do të jep dorëheqje, ka publikuar e përditshmja britanike Times, pa emëruar burimin e saj.

Marketing

May do të mbetet kryeministre derisa të zgjidhet pasardhësi i saj në procesin dy etapash në të cilin dy kandidatë do të përballen me votimin e 125.000 anëtarëve të Partisë Konservative, transmeton Reuters shkrimin e gazetës britanike.

Qeverinë britanike dje e ka braktisur ministrja e ngarkuar për marrëdhënie me parlamentin Andrea Leadsom, e cila ka deklaruar se jep dorëheqje sepse “më nuk beson”se qeveria do ta zbatojë Brexitin ashtu si kanë vendosur britanikët në referendum në qershor të vitit 2016.

May të martën ka kumtuar një sërë zgjidhjesh kompromisi për Brexit, në mes të cilëve janë mundësitë e referendumit të dytë dhe mbetja e përkohshme e vendit në unionin doganor me Bashkimin Evropian (BE), si përpjekje për dalje nga kriza e krijuar pasi parlamenti e ka refuzuar marrëveshjen mbi Brexitin.

Ajo ka theksuar se ky “është rasti i fundit” për gjetjen e zgjidhjes dhe përgjigjes për britanikët të cilët në qershor të vitit 2016 kanë votuar në referendum për dalje të vendit nga Bashkimi Evropian.

Marketing