Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë, Kritjan Timoni vlerëson se amnistia për dhunën në Kuvend, duhet të bëhet në të mirë të shtetit dhe jo për interesa individuale. Sipas tij, injorimi i ngjarjeve të dhunshme, mund të shpie tek përsëritja e të njëjtave.
Kjo çështje përmban gjithashtu plagë, që mund të përkeqësohen në shoqëri, por nëse, përsëri, me të vërtetë vetëm i hedhim anash, ngjarjet e caktuara, atëherë ato ngjarje rrezikojnë që të përsëriten. Gjithë kjo nuk mund të arrihet me bisedime të sinqerta mes partive më të mëdha, por të njëjtat duhet ta kenë të njëjtin qëllim. Kjo nuk duhet që të bëhet amnisti reciproke mes “mafiozëve”, por të jetë marrëveshje për arritjen e një interesi gjeneral- deklaroi Kritjan Timonie, Ambasador i Francës në Maqedoni.
Ambasadori Timonie në një intervistë për radion Evropa e Lirë thekson ngecjen e reformave në gjyqësorë dhe çështjen e departizimit të administratës.
Ajo që vlerësohet më së shumti është gjyqësori sepse aty kanë qenë pritjet më të mëdha. E dyta është çështja e departizimit të administratës. Që të mund të ndryshohet diçka ishte e nevojshme që të ndryshohen njerëz në administratë, por se a janë bërë këto ndryshime të kuadrove në bazë të kompetencave ose ndoshta në bazë të përkatësisë politike, nuk e di, kjo ende është çështje e hapur- theksoi Krsitjan Timonie.
Ambasadori francez Timonie, bëri thirrje për debat dhe bisedime të sinqerta mes pushtetit dhe opozitës për çështjet kruciale që e tangojnë ardhmërinë e vendit.