Ambasadori i Francës, Kristijan Timonie, tha se Parisi qëndron akoma fuqishëm pas kërkesës për metodologji të re, por tha se me këtë, nuk kanë për qëllim të bllokojnë anëtarësimin e vendit në BE dhe se fati i vendit është evropian. Në lidhje me propozimin francez, ai tha se presin vlerësimin e Komisionit Evropian, që duhet të publikohet në fillim të shkurtit, duke shprehur optimizëm se data e hapjes së negociatave është gjithnjë e më afër.
Kristijan Timonie, Ambasador I Francës
“Përshtypja jonë është se tashmë është bërë punë serioze sa I përket propozimeve tona, por edhe propozimeve tjera. Nga ana jonë është çështja tjetër, ndërsa ajo është reforma për funksionimin e BE-së, sepse nuk do të kishte kuptim t’ju pranojmë në një shoqërim në të cilën nuk do të ketë rend. Nga ai këndvështrim, do të them se proceset mund të zhvillohen në mënyrë paralele, sepse rruga që është para jush nuk është e shkurt, por përsëri ajo është edhe rrugë e reformave tona të brendshme në Union, e cila gjithashtu nuk është e shkurtër, por me siguri do të unifikohen dhe mendoj se duhet të punojmë në atë drejtim”.