Timonie: Strategjia e re e zgjerimit, presim të zyrtarizohet deri në janar

Shteti francez dëshiron që deri në janar non pejperi për strategjinë e re të zgjerimit të jetë zyrtar, por duhet edhe anëtaret e tjera në BE, të jenë konstruktivë. Këtë e bëri të ditur ambasadori francez, Kristian Timonie, në seancën e Këshillit Nacional për eurointegrime. Madje, ambasadori francez vlerësoi se BE është në qorrsokak të dyfishtë, sepse nga njëra anë parashihen kushte të reja, ndërsa nga ana tjetër ka edhe shtete ku përpunohen kapitujt me principin e vjetër.

Marketing

“Duhet edhe shtetet anëtare të tregohen konstruktive dhe ne këtë edhe e presim, sepse e kemi këtë vullnet të shprehur edhe nga ana e Parlamentit Evropian, sepse të gjithë dëshirojnë të çelen negociatat sa është e mundur më shpejt dhe këtu nuk do të ketë asgjë që do mund të ndalojë zbatimin e reformave”,- u shpreh ambasadori i Francës në RMV, Kristijan Timonie.

Marketing