Tirana dhe Prishtina sot festë dhe koncerte në ndërrimin e moteve, Shkup “ZERO” për shqiptarët, s’kanë ku festojnë

Derisa Tirana dhe Prishtina tanimë disa ditë të fundvitit po festojnë ndërrimin e moteve në sheshet qendrore me programe të larmishme muzikore me emra të njohur të estradës, përfshirë edhe artistë të huaj, në Shkup asgjë nuk është planifikuar për të festuar për shqiptarët.

Marketing

Qyteti i Shkupit asgjë nuk është përkujdesur për qytetarët shqiptarë për të siguruar ndonjë pjesë muzikore shqiptare me këngëtarë apo grupe të estradës shqiptare, përcjell INA.

Por, nga ana tjetër, janë përzgjedhur grupe dhe këngëtarë të estradës maqedonase, që do të nisin festën me koncertin festiv nga ora 19:30 në sheshin Maqedonia, ku do të performojnë deri pasmesnate: Sarah Mace, Ljubojna, Area, Nokaut.

Përpos sheshit, festime do të ketë edhe në komunën e Kisela Vodës, por dhe në Shuto Orizarë, ku do të ketë koncert festiv me këngëtarë të estradës rome. Përpos Shkupit, edhe në komunat e tjera që udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë nuk ka të organizuar koncerte pritjeje për festën e ndërrimit të moteve.

 

Marketing