Tirana në revansh, mposht edhe Vllazninë në Shkodër

Katër ndeshje radhazi të fituara nga Tirana. Sot fitore edhe ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0 Golat u shënuan nga Xhixha dhe Seferi.

Marketing

Bardheblutë, euforikë nga fitorja në derbi të hënën, treguan qetësi në sfidën delikate dhe arritën të merrnin tri pikët që i lejojnë të rikthehen të vetëm në krye të renditjes.

Në të 25’ një top i gjatë nga Toli dhe një dalje e gabuar e portierit të Vllaznisë Zogovic, nxori Xhixhën të vetëm me portën e boshatisur, duke i dhënë mundësinë e shënimit të golit të avantazhit. Arbitri konfirmoi golin pas kontrollit në sistemin VAR dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Tiranës.

Në të dytën Vllaznia sulmoi pak më tepër dhe mori sidomos zemër kur përmes VAR-it, Toli u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të gabuar.

Por 10 minuta para fundit ishte Seferi i cili bëri një zbritje të bukur dhe realizoi golin e dytë për Tiranën, që vulosi fitoren e miqve.

Pa fitores minimale të Kukësit kundër Dinamos të premten, java e shtatë e Superiores mbyllet të dielën me sfidat Partizani-Egnatia dhe Teuta-Kastrioti, që luhen të dyja në 16:45.